Transmetuar më 05-06-2021, 01:36

Përditësuar

Një autobus me 15 pasagjerë ka pësuar defekt në fshatin Tregan të Elbasanit duke nxitur panikun te një grua e cila hapi derën në përpjekje për të shpëtuar, por më pas ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes rreth orës 22, kur 47 vjeçarja Mimoza Kasa nga Elbasani u bë viktimë e një manovre në drejtimin e autobusit.

Ndërsa shoferi Dritan Pasha po bënte disa manovra të rrezikshme në udhëtim e sipër, Mimoza Kasa hapi derën e autobusit dhe po përpiqej të dilte që aty e lemerisur.

Në këto momente ka marrë plagë fatale, raporton noa.al. Ajo u transportua me urgjencë drejt Spitalit Kirurgjik të Elbasanit, ku ndërroi jetë pas disa orësh.

Mësohet se pasagjerët e tjerë që ndodheshin në mjet nuk kanë shfaqur ndonjë problem shëndetësor.

Noa.al kërkoi një informacion nga drejtoria Vendore e cila tha mëngjesin e të shtunës se u arrestua D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd