Transmetuar më 04-06-2021, 21:58

Dy gazetarë dhe një zyrtar lokal u vranë sot në Azerbajxhan nga një shpërthim i një mine në Kalbajar, një zonë në të cilën forcat armene u tërhoqën nëntorin e kaluar.

Ata humbën jetën si pasojë e shpërthimit kur makina e tyre shkeli një predhë.

Nga shpërthimi ndërroi jetë edhe një zyrtar lokal dhe katër persona të tjerë u plagosën.

Azerbajxhani ka filluar deminimin e zonave të konfliktit, por akuzon Armeninë për shtyrjen e procesit pasi sipas tyre refuzon të japë hartat e fushave të minuara.

Kjo zonë konsiderohet si një nga më të minuarat në botë.