
Kompania amerikane Johnson & Johnson dështoi në një përpjekje për të ndalur Gjykatën e Lartë të SH.B.A.-së që të ekzekutohet gjoba prej 2 miliardë e 120 milionë dollarësh pasi ka fshehur faktin që pudra e bebeve që shet, ka sasi asbesti.
Gjykata e Lartë amerikane tha sot se ajo e hedh poshtë ankesën e Johnson & Johnson kundër vendimit për pudrën e bebeve, raporton noa.al.
Gjykata la në fuqi një vendim të marrë nga shteti i Misurit. Vendimi ka dhënë një ndikim negativ në çmimin e aksioneve të J & J në Wall Street.
Kompania amerikane farmaceutike dhe e mallrave të konsumit Johnson & Johnson tani do të detyrohet të paguajë dy miliardë dollarë pas skandalit për pudrën e bebeve të kontaminuar me asbest.
Gjoba fillestare ndaj J&J ishte mbi 4.7 miliardë dollarë në 2018 dhe erdhi pasi 22 gra paditën kompaninë se pësuan kancer të vezoreve që thanë se u është shkaktuar nga pudra që përdornin.
Kompania tha sot se ajo po përballet me më shumë se 19,000 raste të tjera të grave që denoncojnë se pudra e përdorur u ka shkaktuar tumore.
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi në 2018 se J&J e dinte prej shumë vitesh ekzistencën e substancës së dëmshme në pudrat e saj. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





