Transmetuar më 04-06-2021, 11:43

Askujt nuk i pëlqejnë “rrudhat e ngrysjes”, ato, që shfaqen midis vetullave. Të padëshirueshme janë dhe rrudhat horizontale, që shfaqen sa herë që ju ngryseni në fytyrë, ngrini sytë dhe vetullat, shprehni habi dhe shqetësim.

Aktualisht botoksi konsiderohet si ilaçi më i mirë kundër rrudhave horizontale. Atë e injektojnë në muskujt e ballit (jo në vetë rrudhat) dhe pacienti e ka të vështirë t’i ngrejë lart vetullat. Kësisoj, lëkura në ballë mbetet e palëvizshme.

Por kur duhet bërë botoks? Po ta bëni injeksionin me botoks para se rrudhat midis vetullave dhe në ballë të bëhen tepër të dukshme, kjo do t’ju ndihmojë të shmangni formimin e tyre dhe të sheshoni shenjat e para të plakjes; rrudhat nuk do të vazhdojnë të thellohen, shkruan revista italiane Femina.

Po të keni rrudha të thella, botoksi i sheshon ato, por për të pasur efektin e tendosjes, nevojitet pak mbushës.

Vështirë të thuash, kur është koha më optimale për ta bërë këtë procedurë. Te njerëzit me fytyra ekspresive dhe lëkurë të zbehtë me dëmtime nga dielli, rrudhat shfaqen më herët.

Botoksi vepron vetëm në atë pjesë, ku injektohet. Ai nuk përhapet nëpër fytyrë që të ngrijë të gjithë muskujt tuaj.

Para se të vendosni për të bërë botoks, mos vraponi në klinikat private që duan të nxjerrin fitime pa u thelluar në rastin e çdo individi, ndaj konsultohuni me dermatologë të cilët nuk kanë nxitje prej klinikave për të çuar klientë botoksi. /noa.al