23:38 | Sherri në shkollë pasoi vrasjen e Arditit në Kosovë
- 22:49 | Kishte mbjellë 1 mijë bimë kanabisi, zbulohet shtëpia e barit e shqiptarit në Belgjikë
- 22:49 | Justin Bieber: E urrej veten!
- 22:47 | 10 ndikimet ruse në Ballkan
- 22:37 | Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë
- 22:32 | SHBA-Ukrainë 5 orë takim në Arabinë Saudite. Kievi: Ishte produktiv, drejt paqes
- 22:29 | Dhimbja e 2 prindërve, shpëtuan nga aksidenti, por humbën vajzën e tyre pasi ranë në lumë me makinë. 40 minutat e pafundme
- 22:28 | Turqia dhe Greqia kalojnë në Ligën A. Ju bashkohet edhe Serbia
- 22:18 | Fëmija 5 vjeç humb jetën nga sulmi rus me dron në Ukrainë
- 22:12 | Trump: Jam i vetmi person në botë që mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
Horoskopi javor i Susan Miller për secilën shenjë, 24 deri 30 mars 2025
- Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë
- Sherri në shkollë pasoi vrasjen e Arditit në Kosovë
- Horoskopi i Paolo Fox për sot, e diel 23 Mars 2025
- 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes për javën 24 deri 30 Mars 2025, sipas Susan Miller
- 3 shenjat që shkëlqejnë më fort sot – Fati është në anën e tyre! Ja çfarë thotë Paolo Fox
- Donald Trump tregon kush e vrau ish-presidentin e SHBA-ve, John F. Kennedy!
- Dhimbja e 2 prindërve, shpëtuan nga aksidenti, por humbën vajzën e tyre pasi ranë në lumë me makinë. 40 minutat e pafundme
- Lindi fëmijë me një 15 vjeçar kur ishte 22 vjeçe, jep dorëheqjen ministrja
- Parakalon me makinë policie në tunelin e Murrizit, gjobitet me 40000 lekë polici. I hiqen edhe 15 pikë nga patenta
-
Justin Bieber: E urrej veten!
-
Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
-
“Është fallso komplet, aktrim i dobët…”/ Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin kokë më kokë me Valbonën: U tregua grek!
-
Valbona apo Laerti, kush mendoni se do lërë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” të martën?
-
Të vendosur para sfidës nga Vëllai i Madh, Laerti zgjedh nominimin ‘kokë më kokë’ ndahet nga Valbona si një banor
-
‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
-
‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
-
Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
-
‘Më falni nëse kam bërë gabim…’! Gjesti përlotet teksa qëndron në oborr
-
Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
-
“Ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr”/ Jozi-Aldos: Ke kërcyer me Loredanën…
-
Çudit Laert Vasili: Vij nga i njëjti trung familjar me Millosheviçin
-
‘Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin’! Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua
-
‘Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi për ne’! Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
-
Emocionuese! Rozana takon Tefta Radin, ikona e ekranit shqiptar: E shtrenjta ime, jam krenare me ty!
-
‘Nuk më ke dashur’! Gjesti akuzon Eglin
-
“Atë të shëndetit mendor e ka rrenë”/ G Bani: Egli është avokatja e djallit!
-
Njësoj si ajo dhe Bardhi! Sara Gjordeni ka dy fjalë për Eglin dhe Gjestin (FOTO)
-
“Më mirë ja them një qeseje në rrugë të dua, se sa ty”/ Egli nuk përmbahet ndaj Gjestit
-
Plas sherri mes Rozanës dhe Eglit
-
‘Do ta shtyp me makinë’! Debat i ashpër mes Neda Ballukut dhe Rozana Radit
-
“Nuk ikën dashuria për 9 ditë”/ Rozana për raportin Egli-Gjesti: Kush e di ça pret publiku…
-
‘Edhe sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten’! Reagimi i familjarëve të Eglit pas rënies së ndjekësve
-
Gjesti këndon për Eglin: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Intervistë me drejtorin e Përgjithshëm të Intesa Sanpaolo Bank Albania, z.Silvio Pedrazzi, dhënë drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Lajmeve NOA, Edison Kurani
English version below
Drejtori i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania, z.Silvio Pedrazzi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve NOA, ndalet në zhvillimet e fundit në tregun bankar shqiptar. Pedrazzi komenton ikjen e vazhdueshme të bankave të huaja nga Shqipëria dhe vlerëson se grupet bankare mundohen të përqendrohen në “tregjet kryesore”, duke u larguar nga ato tregje ku e konsiderojnë veten “plotësues”. Ai thotë se e kupton zhgënjimin qeverisë greke dhe biznesit të këtij vendi në Shqipëri, për largimin e Alpha Bank Albania, si bankë e fundit greke e mbetur në Shqipëri. Por shton se ato do të gjejnë institucione financiare shumë të gatshme për të akomoduar nevojat e tyre financiare.
Në vijim gjeni intervistën e plotë të zbardhur:
Edison Kurani, NOA.al: Banka që ju drejtoni është ndër të parat e nivelit të dytë e mbërritur në tregun bankar shqiptar dhe gjithashtu pjesë e grupit Intesa Sanpaolo. Ju keni vite në Shqipëri. A mund të bëni për lexuesit e noa.al, një vlerësim krahasimor të tregut bankar gjatë ecurisë së këtyre viteve?
Silvio Pedrazzi, Intesa: Sistemi bankar shqiptar ka treguar përmirësime të rëndësishme gjatë viteve të fundit, e parë kjo në disa aspekte; ulja e madhe e numrit dhe përqindjes së kredive të këqija, përpjekjet për inovacion dhe dixhitalizim, si dhe rikuperimi i përfitueshmërisë janë shenja të qarta të një rrugëtimi pozitiv. Për më tepër, të gjitha këto janë arritur duke ruajtur një nivel të lartë mjaftueshmërie në likuiditete dhe kapital.
Nëse do të flasim në terma konkurrence, krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian duhet të pranojmë që jemi akoma në fazat e para të zhvillimit. Modelet tona të biznesit janë shumë “tradicionale” dhe ndoshta jo shumë të qëndrueshme në terma afatgjata. Bankat shqiptare vazhdojnë të mbështeten në kredidhënie, depozita dhe menaxhim të letrave me vlerë ndërkohë që nuk është i zhvilluar ende një biznes i qëndrueshëm në tregun e menaxhimit të aseteve dhe sigurimeve.
Edison Kurani, NOA.al: Intesa Sanpaolo konsiderohet një ndër bankat më solide në Evropë. Po në Shqipëri si është pozicioni i saj?
Silvio Pedrazzi, Intesa: Po, është e vërtetë. Të gjithë treguesit financiarë të Grupit Intesa Sanpaolo janë më të mirët e standardeve evropiane: qëndrueshmëria, likuiditeti, përfitueshmëria si dhe – më lejoni të theksoj – qeverisja, impakti social dhe inovacioni. Ne ndjekim një rritje të balancuar dhe të qëndrueshme me një kujdes të veçantë në cilësinë e kredidhënies në të ashtuquajturën Ekonomi Reale. Ky është gjithashtu modeli i biznesit që ne aplikojmë dhe në Shqipëri dhe mund të them që jemi goxha të kënaqur nga performanca jonë. Ne kërkojmë një rritje organike, duke aplikuar standardet më të mira evropiane në terma të Qeverisjes dhe Menaxhimit të Riskut duke shmangur çdo lloj qasjeje spekulative. Vëmendje e veçantë u jepet edhe mirëqenies së punonjësve tanë si dhe një qasje e drejtë dhe transparente për klientët tanë. Synimi ynë është të jemi një pjesë aktive e zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë.
Edison Kurani, NOA.al: Vitet e fundit ka pasur një largim domethënës të bankave të huaja. Cili është komenti juaj për këto zhvillime dhe cili është impakti i tyre?
Silvio Pedrazzi, Intesa: Kjo është një pyetje goxha e ndërlikuar; ka shumë arsye në marrjen e vendimeve të tilla. Ndër faktorët kryesorë do të doja të theksoja se e ashtuquajtura “vendimmarrja për shpërndarjen e kapitalit” luan një rol shumë të rëndësishëm, që do të thotë se Kapitali – nga përcaktimi Kapitali është një burim i limituar – duhet shpërndarë në mënyrën e duhur në terma qëndrueshmërie. Në mënyrë që të arrihet përfitueshmëria e një Filiali, pjesa e tregut, demografia e vendit dhe kushtet e të “bërit biznes” janë faktorët kryesorë në marrjen e vendimit për të qëndruar apo ikur. E thënë shkurt, grupet bankare mundohen të përqendrohen në “tregjet kryesore”, duke u larguar nga ato tregje ku e konsiderojnë veten “plotësues”. Për sa i përket shqetësimit për ndikimin në tregun specifik, mund të them se ka “pro dhe kundër” dhe ne duhet të pranojmë rregullat e tregut.
Edison Kurani, NOA.al: Ditët e fundit u njoftua dhe largimi pas 24 vitesh i Alpha Bank nga Shqipëria dhe të ardhurat do të investohen në tregje të reja. Kjo ishte banka e fundit greke në Shqipëri dhe reagimet nga qeveria, por edhe bizneset greke në Shqipëri ishin energjike duke e parë si dukuri shqetësuese. Po ju si e shihni këtë zhvillim?
Silvio Pedrazzi, Intesa: Duke patur parasysh marrëdhëniet historike midis Greqisë dhe Shqipërisë, e kuptoj zhgënjimin e shprehur nga të dyja vendet, por siç thashë më parë, principet e tregut të lirë zakonisht mbizotërojnë mbi faktorët e tjerë. Në çdo rast, unë besoj që bizneset me origjinë greke do të gjejnë institucione financiare shumë të gatshme për të akomoduar nevojat e tyre financiare. Do të shtoja gjithashtu se një konsolidim i sistemit bankar shqiptar pritej që prej shumë kohësh. Ajo çfarë i duhet vërtetë vendit është prania e bankave solide që kanë mundësi të mbështesin zhvillimin ekonomik të tij.

Silvio Pedrazzi
Edison Kurani, NOA.al: Si e shikoni klimën aktuale të biznesit në vend?
Silvio Pedrazzi, Intesa: Unë do të doja të theksoja se ekonomia shqiptare ka treguar një nivel mjaft të lartë të rezistencës që askush nuk e priste. Le të mos harrojmë se Shqipëria u godit dy herë – në dy vitet e fundit – si nga tërmeti ashtu edhe nga pandemia dhe këto ngjarje negative të paprecedenta, mund të kishin gjeneruar klimë shumë më të pafavorshme biznesi. Unë besoj se, duke qenë të vetëdijshëm për shumë çështje që janë ende përpara nesh, situata aktuale mund vetëm të përmirësohet. Është shumë e rëndësishme të ndiqen të gjitha reformat e nevojshme, të vazhdohet lufta ndaj informalitetit dhe korrupsionit dhe të shfrytëzohen të gjitha mundësitë e reja. Duhet të krijohet vazhdimësi në projektet e infrastrukturës, të këmbëngulet në energjinë e rinovueshme dhe t’i jepet një shtysë turizmit. Sa më shumë që të përparojmë në atë drejtim, aq më shumë do të përmirësohet klima e biznesit.
Edison Kurani, NOA.al: Nëse do të bënit një krahasim mes Italisë dhe Shqipërisë çfarë mendoni se duhet përmirësuar në vendin tonë, si në aspektin e klimës së biznesit që duhet të sigurojë qeveria ashtu edhe në edukimin e qytetarëve dhe bizneseve për zhvillimin e tregut bankar dhe përafrimin e tij me standardet evropiane?
Silvio Pedrazzi, Intesa: Edhe pse marrëdhënia e veçantë midis dy vendeve nuk ka qenë kurrë kaq e mirë sa sot, është shumë e vështirë të bësh një krahasim pasi të dy kanë avantazhe dhe disavantazhe. Duke u ndalur tek Shqipëria, uroj të kemi një ndërthurje të fleksibilitetit shqiptar me teknologjinë italiane dhe standardet evropiane …do të ishte një recetë e përsosur për sukses; ky proces duhet të kalojë përmes zbatimit efektiv të standardeve etike dhe parimeve të qeverisjes së drejtë. /e.k./a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd