Deputetët e Parlamentit janë në ditët e tyre të fundit pasi legjislatura aktuale mbyllet pas pak javësh.
Ata janë duke shijuar benefitet e shumta që kanë dhe një pjesë të tyre do ti kenë për shumë vite më pas dhe sot janë shfaqur goxha të relaksuar.
Noa.al ju sjell në galeri disa foto përmes abonimit në Light Studio Agency ku dallohen deputetët teksa lëvizin pa maska dhe për herë të parë që nga marsi i vitit të kaluar dallohen teksa i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit.
Nuk ka munguar sot edhe parada e modës mes shumë deputetëve, sidomos ato femra, duke ekspozuar veshje të shtrenjta dhe të kuruara mirë.
Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në seancë plenare për të shqyrtuar dy projektligje dhe prezantimin e 6 raporteve të institucioneve shtetërore.
Në seancën e sotme të Kuvendit janë prezantuar raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit.
Po ashtu, në Kuvend do të shqyrtohet projektligji “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë dhe projektligji “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil”. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd