Transmetuar më 03-06-2021, 11:14

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, tezat me pyetje me alternativa e me zhvillim

Maturantët në të gjithë vendin po zhvillojnë sot provimin e parë të Maturës Shtetërore, ai i Gjuhës së huaj.

Rreth 34 mijë maturantë po i nënshtrohen provimit, ndërsa në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku do të bëhet provimi.

Provimi i anglishtes nisi në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30. Maturantët edhe këtë vit do të zbatojnë rregullat antikovid, ku në një klase do të jenë 10-15 maturantë.

Ndryshe nga viti i kaluar, tezat e sivjetshme përmbajnë pyetje me alternativa dhe pyetje me zhvillim.

Në galeri noa.al ju sjell fotot sot nga maturantët duke shkuar në provim.

Më pas maturantët do të kryejnë provimet e tjera të Maturës Shtetërore 2021 në 7 qershor Gjuha Shqipe, 11 qershor Matematika dhe 15 qershor Lënda me zgjedhje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd