Transmetuar më 02-06-2021, 19:36

Nëse personaliteti dhe stili juaj është të dukeni më e madhe apo më e gjatë, askush nuk do të mund t’ju shqetësojë për faktin që jeni e shkurtër.

Në fund të fundit, gjërat e mira vijnë në pako të vogla! E njihni dhe atë fjalën e urtë: Floriri është i vogël por vlerën e ka të madhe!

Këtu do të gjeni këshilla dhe truke për të nxjerrë në pah gjërat tuaja më të çmuara, pavarësisht një pengese të vogël që mund të keni.

Pantallonat

Pantallonat e gjera janë një Jo e madhe pasi ato shtojnë volumin dhe ju bëjnë të dukeni e gjerë në vendet e gabuara.

Drejtohu drejt pantallonave të ngushta, që shkojnë pas trupit, në mënyrë që trupi juaj të marrë një pamje të gjatë.

Pantallona të shkurtra

Nëse pantallonat e shkurtra sexy nuk janë në guston tuaj, të paktën zgjidhni të vishni pantallona të shkurta, deri sipër gjurit.

Funde dhe fustane

Gjatësia ideale për në fustan është 5 cm poshtë gjurit. Minifundet duken mrekullueshëm tek vajzat e imëta. Drejtohuni drejtatyre që janë të shtrënguara fort rreth belit.

Duke veshur funde me formë dhe pamje të hijshme, truku do t’ju ndihmojë që ju të dukeni me një look shtatlartë dhe të hijshëm.

Nëse pëlqeni variacionet, siguroni në gardërobën tuaj një T-shirt të ngushtë dhe një fund paksa të derdhur e të rënë.

Rripat

Qëndroni larg nga rripa shumë të madhe pasi ato do të ndajnë trupin në dy pjesë, duke theksuar këmbët tuaja të shkurtra apo do të dukeni me një bust të shkurtër.

Çanta

Ndërkohë që ju zgjidhni për të blerë çantën tuaj, provojeni atë për të parë nëse ju fsheh apo jo. Mos u rrekni nga çantat e mëdha se ndryshe do të humbisni mes saj.

Masa e përshtatshme

Nëse do të zgjidhni veshje me një masë më të madhe, nuk do të mund të mbuloni ndonjë defekt, por thjesht do të dukeni e fryrë.

Këpucët

Një palë këpucë me taka të larta mund të rrisin personalitetin tuaj. Çizmet nëse i vishni me një palë xhinse mund të jenë të prirura të nxjerrin në pah gjatësinë tuaj pesimiste, prandaj mundohuni t’i shmangni.

Kanotiere

Çdo gjë që përfundon afër mesit të kofshës është plotësisht e papranueshme, pasi ju bën të dukeni e shkurtër.

Janë të pranueshme këmishët, gjatësia e të cilave shkon deri afër xhepit të pantallonave. a.k/NOA