Transmetuar më 02-06-2021, 17:47
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën tragjikisht pasditen e kësaj të mërkure në Korçë.

Mësohet se Hajret Shkëmbi, 68 vjeç, ishte duke punuar në banesën e tij dhe u rrëzua nga skela.

Ngjarja është raportuar në lagjen e “Trekëndëshit”.

Raportohet se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht, pasi i ndieri ka humbur ekuilibrin.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e këj rasti. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd