
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi zyrtarisht të martën se ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19.
OBSH tha se të dhënat e paraqitura nga Sinovac treguan se dy doza të vaksinës parandaluan shfaqjen e simptomave tek pak më shumë se 50 për qind e atyre që bënë vaksinën. Kjo do të thotë se ndër 10 persona që vaksinohen, vetë. 5 prej tyre fitojnë imunitet ndaj koronavirusit. Kjo ndoshta shpjegon dhe faktin se në vendet ku po merret kjo vaksinë, përfshirë Shqipëria, vazhdojnë vdekjet e moshave që janë përfshirë në vaksinim masiv.
Për më tepër, OBSH-ja deklaron se nuk mundi të vlerësonte efikasitetin e vaksinës tek personat mbi 60 vjeç sepse numri i pjesëmarrësve të kësaj grupmoshe në provat klinike ishte i vogël.
"Në hulumtim kanë marrë pjesë vetëm disa të moshuar, kështu që nuk mund të vlerësoj se sa efektive është vaksina tek njerëzit mbi moshën 60 vjeç", thotë OBSH-ja, duke shtuar:
"Të dhënat e mbledhura nga përdorimi i Sinovac në vendet e tjera kanë treguar se vaksina, mbase ka një efekt mbrojtës tek personat e moshuar".
Megjithatë, OBSH nuk rekomandon një kufi të moshës për vaksinën.
CoronaVac është vaksinë e kompanisë kineze Sinovac. Ajo mbërriti me 100 mijë doza në Shqipëri duke i hapur rrugë vaksinimit masiv.
Më tej kompania turke që është distributor, prodhoi vetë me formulën e Sinovac, vaksinën Corona Suspension e cila aplikohet aktualisht në Shqipëri. Kjo erdhi pasi kompania kineze ndërpreu furnizimin për Turqinë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





