Transmetuar më 01-06-2021, 22:20

Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një kokë robotike që përshtat shprehjet e fytyrës me ato të njeriut në kohë reale.

Kjo është bërë e mundur nëpërmjet një roboti të quajtur Eva, që përdor inteligjencën artificiale për “të lexuar” dhe më pas mësimet t’i shprehë përmes fytyrës dhe kamerës që përdor personi që i bën ato shprehje të fytyrës.

Eva mund të shpreh gjashtë emocionet bazike, mllefin, frikën, kënaqësinë, pikëllimin, befasinë dhe gëzimin.

Janë “muskujt” artificial të lidhur me kabllo dhe motorët që preçizojnë çdo shprehje në fytyrën e saj.

Shkencëtarët në Universitetin Columbia në New York, SHBA, kanë bërë të ditur se fytyra, sikurse e njeriut shfaq shprehjet e ngjashme me ato të një qenie njerëzore.

Më shumë detaje në videon më poshtë: