



Lirohet pas 25 vitesh burg vrasësi i gjyqtarit të famshëm, Xhovani Falkone në Itali.
Giovanni Brusca, personi më besnik i kreut të bandës “Cosa Nostra” Toto Rina, akuzohet edhe për shumë vrasje të tjera.
Në vitin 1993 ai përfundoi i arrestuar, dhe në seancat gjyqësore shprehu pendesë për krimin, madje bashkëpunoi me policinë.
Në Itali nuk është pritur mirë ky vendim.
Familjarët e të ndierit Falkone kanë shprehur zhgënjimin e tyre për lirimin, teksa edhe politikanë të shumtë kanë thënë të njëjtën gjë.
Xhovani Falkone u vra më 23 maj të 1992-shit, në atë që njihet ndryshe si masakra e Capaci-t. Makina me të cilën ai, gruaja dhe tri truprojat e tij personale po udhëtonin shpërtheu pasi i ishte vënë një sasi e konsiderueshme eksplozivi. /k.k/noa.al/
Foto: Corriere.it
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





