Transmetuar më 25-05-2021, 19:42
Ndërron jetë gazetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Agim Nuriu.
Nuriu ka ndërruar jetë sot në moshën 76-vjeçare.
Agim Nuriu, ka punuar si gazetar i Radio Shkupit, në një program në gjuhën shqipe, për shumë vite.
Ndër emisionet që ka udhëhequr ishte edhe ai me titull “Mikrofoni i hapur”, në të cilin janë trajtuar tema të ndryshme nga fusha e kulturës e në të cilin janë përfshirë shumë emra të njohur si dhe qytetarët përmes paraqitjeve të drejtëpërdrejta telefonike.
Agim Nuriu u lind më 27 Dhjetor të vitit 1945 në Strugë.
Përcjellja për në banesën e fundit, bëhet nesër në vendlindjen e tij në Strugë./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd