Ambasadorja Amerikanë në Tiranë, Yuri Kim, shfaqet duke bërë qitje me armë mitraloz dhe pistoletë, pranë Malit me Gropa, në Bizë.
Yuri Kim është shfaqur krah forcave amerikane dhe atyre shqiptare të NOTO-s, teksa po zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në vendin tonë.
Ambasada Amerikane në Tiranë lidhur me vizitën e Kim shkroi:
Këtë javë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim, Ministri shqiptar i Mbrojtjes Peleshi, Gjeneral Major Jim Eifert (Garda Kombëtare e Floridës) dhe Brigadieri Jo Chestnutt (Mbretëria e Bashkuar) vizituan Zonën e Trajnimit në Bizë ku trupat amerikane dhe shqiptare po jetojnë dhe punojnë së bashku gjatë #DefenderEurope21, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor e cila po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë”.
“Ata ndoqën nga afër ushtrime zjarri, pjesë e Stërvitjes të Përgjigjes së Shpejtë (një nën-stërvitje e Defender 21), ku ushtarë shqiptarë dhe amerikanë kryen trajnime të përbashkëta gatishmërie, për të rritur ndërveprimin e NATO-s dhe për të treguar aftësitë e tyre në parandalimin e konflikteve dhe aftësinë për të mbajtur kombet e sigurta”. /a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd