Një mashtrim shqetësues i aplikacionit WhatsApp është raportuar nga disa përdorues, pasi iu mbyllën llogaritë.
Përdoruesit kanë marrë një mesazh, në dukje nga një mik, i cili thotë: “Përshëndetje, më falni, ju kam dërguar një kod 6-shifror gabimisht. A mund të ma kaloni ju lutem? Është urgjente!”
Sipas raporteve ky kod u jep hajdutëve akses në llogarinë tuaj.
Nëse e dorëzoni kodin, do të thotë që dikush tjetër mund të ketë qasje në mesazhet tuaja duke ju penguar të përdorni WhatsApp.
Një përdorues i WhatsApp postoi në Twitter, rreth këtij fenomeni: “Tre anëtarët e familjes sime kanë humbur aksesin në WhatsApp e tyre këtë mëngjes”.
Mes atyre që janë mashtruar përfshihet edhe prezantuesi i njohur i Radio 2, Jeremy Vine. /a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd