Analisti përmend emra, ministrat që mbeten dhe ndryshimet e pritshme në qeveri pas 25 prillit
Transmetuar më 13-05-2021, 23:09

Analisti Kreshnik Spahiu thotë se emrat që ishin të suksesshëm në qeveri do të mbeten edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa për sektorë të tjerë kritikë dhe me peshë për kërkesat e BE, do të ketë ministra të rinj pasi duhen emra më të fuqishëm.

Spahiu ishte ftuar në Open, ku edhe përmendi disa emra, që sipas tij, do të mbeten në qeveri.

“Deri në datë 5 shtator Rama do presë dy ngjarje: e para nëse do pranohet shkarkimi i Metës, dhe deri në datë 5 shtator Gjykata kushtetuese e ka hapësirën për të dhënë vendimin dhe nga kjo do varet formatimi i qeverisë se nga kjo varet konfigurimi i presidencës, e dyta nëse do hapen negociatat apo jo, se plani i detyrimeve ndaj BE është i madh, se nuk mund të mjaftohen me ca emra të pakontestuar nga media, s’kalohet me çuna të mirë dhe goca të qeta, të paktën për disa sektorë kritik që i dimë”, tha Kreshnik Spahiu.

“Mendoj që disa ministre të suksesshme, si Manastirliu , Balluku, apo Spiropali do të jenë prapë në qeveri, por rendi arsimi, drejtësia do kenë ministra të rinj në varësi të kërkesave të BE”, u shpreh ai.

Më herët kryeministri Edi Rama tha se do të ketë një analizë dhe paralajmëroi ndryshime. Ato do të bazohen mbi votat që ka marrë secili kandidat dhe ministër. Priten edhe rikthime nga ministrat e larguar. Sa i përket votave personale, ndër më të spikaturit ishin Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj.

/a.m/NOA.al