Transmetuar më 13-05-2021, 20:43

Shpesh thuhet se vajzat shqiptare për të shkuar për plazh që ta realizojnë foto sa më interesante marrin kredi, madje edhe bukë me vete.

Edhe Lei Kraja ka komentuar fenomenin dhe pushimet e shumëpërfolura të saj në Maldive, duke e pranuar fenomenin, për shumë vajza të tjera.

Si fillim ajo komentoi foton topless mbuluar me gjethet e palmës, duke sqaruar se nuk ishte nudo, por mbante veshur rroba banjo.

E vënë përballë disa situatave mes pushimeve në Maldive dhe Velipojë, Lei nuk i kurseu disa përgjigje të sinqerta dhe plot batuta.

E pyetur nëse do të kishte më pak komplekse për të marre bukë me vete gjatë pushimeve në Maldive ose Velipojë, moderatorja sportive u shpreh se e ka më të lehtë në Velipojë.

“Në Maldives ishte tmerrësisht shumë vapë, dielli të digjte, hije nuk kishte. Atje nuk kishte mundësi të haja kështu që do të zgjedh Velipojën. Aty kam hije, kam fresk, nuk do plasja vape”, u shpreh ajo.

Lei Kraja ishte sot në ftesë në 5 me Bieta Sulon ku edhe foli për pushimet.

/a.m/NOA.al