Teuta marshon drejt titullit, rikuperon Vllaznia, bie përfundimisht Apolonia
Transmetuar më 13-05-2021, 19:24

Teuta nuk e lëshon kreun e klasifikimit.

Durrsakët mposhtën ekipin e Kastriotit në transfertë, me rezultatin e ngushtë 1-2.

Golat u realizoi Vila dhe Bregu. “Djemtë e detit”, veç fitores së tyre, i janë gëzuar edhe frenimit të  Laçit, që barazoi 0-0 me Skënderbeun në shtëpi. Teuta kryesuese arriti ta zhbllokonte ndeshjen në fundin e pjesës së parë, kur Lorenco Vila bëri një lëvizje të bukur dhe me një gjuajtje të fortë e mposhti portierin Hidi. Me fillimin e pjesës së dytë Dejvi Bregu ishte ai që ndëshkoi krutanët, të cilët u kundërpërgjigjën me një gol të bukur të Emir Rezit. Gjithsesi Kastrioti nuk ia doli dot ta shmangte humbjen.

Bylisi për mbijetesë duhet të fitonte me Vllazninë. Gjithsesi shkodranët e kishin të qartë çfarë duhet të bëheshin dhe pas një goditjeje këndi Albion Avdijaj shënoi me kokë në portën e ballshiotëve, duke i dhënë tre pikët kuqebluve, pas humbjes me Kukësin.

Apolonia matematikisht ka rënë në Kategorinë e Parë, pasi u mposht ditën e sotme në shtëpi nga Kukësi me rezultatin 0-3.

Kategoria Superiore – Java 33

E enjte, më 13 maj, ora 16:00

Kastrioti-Teuta 1-2

Shënues: Rezi 71′ / L Vila 42′, Bregu 54′

Bylis-Vllaznia 0-1

Shënues: Avdijaj 38′

Laçi-Skënderbeu 0-0

Apolonia-Kukësi 0-3

Shënues: Ibraimi 24′, Dragoshi 56′, Taipi 80′

/a.m/NOA.al