Demokratët vendosin për Bashën, të dielën mblidhen strukturat e PD-së
Transmetuar më 13-05-2021, 17:58

Tri javë  pas zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Demokratike do të mbledhë të dielën, forumet më të larta  të saj, Kryesinë dhe  Këshillin Kombëtar për të vendosur rrugët që do të ndjekë kjo forcë politike pas humbjes së zgjedhjeve, por dhe për proceset e brendshme.

Në njoftimin e shpërndarë për anëtarët e dy forumeve më të larta, thuhet se diskutimet do të përqendrohen te proceset politike, dhe tek analiza e rezultateve në çdo qark.

Përtej kësaj po diskutohet edhe ideja, e diskutimit për zhvillimet e brendshme brenda partisë dhe ristrukturimin e saj.

Çështja kryesore ka të bëjë me vete mandatin e  Lulzim Bashës   në krye te PD-së, mandat i cili mbaron në 22 korrik./K.B/NOA.al