Erdogan: Sulmet ndaj palestinezëve, Izraelit do t’i jepet një mësim i merituar
Transmetuar më 13-05-2021, 16:36

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, me telefon ka biseduar me presidentin e Kirgistanit, Sadyr Japarov.

Në njoftimin e zyrës së presidentit turk theksohet se Erdoğan dhe Japarov kanë shkëmbyer urime për Fitër Bajramin.

Po ashtu diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, përfshirë sulmet izraelite ndaj palestinezëve.

Erdoğan tha se është e rëndësishme që edhe Kirgistani të mbështesë Turqinë në fillimin e iniciativave ndërkombëtare në mënyrë që t’i jepet një mësim i merituar Izraelit, i cili sulmoi Al-Aksën, Gazën dhe palestinezët.

Kryeministri palestinez: Izraeli po kryen krime lufte në Gaza

Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, ka deklaruar se Izraeli po kryen krime lufte në Gaza, ku dhjetëra civilë, përfshirë fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

"Izraeli po kryen krime lufte në Gaza dhe ne po kryejmë kontakte ndërkombëtare për të ndaluar agresionin", tha kryeministri palestinez.

"Populli i Kudsit pengoi sulmet e kolonëve në Al-Aksa dhe kërkohet të merren vendimet nga një takim ministror arab për të mbështetur qëndrueshmërinë e tyre", shtoi Shtayyeh.

Që nga java e kaluar, tensionet kanë qenë të lartë në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor kur kolonët izraelitë u futën në zonë pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët që protestojnë në solidaritet me banorët e lagjes Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se të paktën 26 palestinezë janë martirizuar dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.