Transmetuar më 13-05-2021, 15:02
Këto janë imazhet, kur një 40-vjeçar është përpjekur t’i verë vetes flakën pas ceremonisë së faljes së Namazit të Ditës së Fitër Bajramit.
Pasi ka nxjerrë shishen me benzinë që e mbante në brez ai ka nisur të spërkasë trupin e tij, siç mund ta shihni edhe në foton (Fotogaleri).
Fotografi Franc Zhurda ka kapur momentet e panikut. Ishin besimtarët myslimanë ata që kanë parandaluar incidentin në sheshin ‘Skënderbej’.
Ende nuk janë mësuar motivet e tentativës për t’u vetëdjegur.
Dëshmitarët thanë se 40-vjeçari fliste përçart dhe nuk ishte i vetëdijshëm.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd