Një burrë vdes në aksident, kompania e sigurimeve dëmshpërblen gruan dhe dashnoren
Transmetuar më 13-05-2021, 12:28

Një aksident që ndodhi në Itali, shkaktoi vdekjen e një burri, por ai la pas, veç gruas dhe djalit, edhe një dashnore.

Aksidenti u bë objekt i shqyrtimit nga kompania e sigurimeve në Torino. Ajo çmoi se për vdekjen e burrit torinez, duhet të kompensoheshin jo vetëm familja, por edhe dashnorja që kishte pasur i ndjeri.

Avokati i çështjes, Gino Arnone, tha për mediat italiane se vendimi për të dëmshpërblyer edhe dashnoren erdhi pasi kjo e fundit kishte demonstruar prova se ata kishin plane për të ardhmen e tyre.

Burri i martuar 3 vjet më parë kishte edhe një djalë. Por puna e tij ishte e tillë që duhet të lëvizte shpesh jashtë Torinos, raporton noa.al.

Prej kohësh ishte lidhur me femrën tjetër dhe kishin marrë një banesë me qira. Tre ditë rrinte me të dhe katër të tjera me familjen.

I ndjeri gjeti vdekjen para disa muajsh në një aksident rrugor pranë Ligurias kur u përplas me një furgon. Atë ditë gruaja e tij ishte në udhëtim me të birin. Në mori u paraqit me të marrë vesh lajmin, dashnorja e tij e cila u prezantua si e fejuara e të aksidentuarit.

Ishte ajo që bëri identifikimin e kufomës në morg.

Avokati i saj, Gino Arnone deklaroi se shumat që përfituan dy femrat ishin shumë të mëdha, por nuk dha shifra. /noa.al