Transmetuar më 12-05-2021, 23:29

Jeta e shëndetshme seksuale dhe ajo dashurore, veçanërisht me kalimin e viteve, mund të na bëjë të dukemi 5 deri 8 vjet më të rinj se mosha jonë reale, thotë psikologu Dr. David Weeks i Spitalit Mbretëror të Edinburgut, citon noa.al.

Sipas psikologut britanik, aktiviteti seksual çon në çlirimin e hormonit që kontribuon në elasticitetin e lëkurës.

Përveç kësaj, gjatë seksit, endorfina që çlirohet lufton dhimbjen dhe stresin, duke kontribuar në një cilësi më të mirë të gjumit. Këta janë faktorë që padyshim nxisin rininë e lëkurës.

Sipas hulumtimit britanik që citon noa.al, të rriturit që u përgjigjën në pyetësorët përkatës se kanë kryer marrëdhënie seksuale mesatarisht një herë në javë, dukeshin më të rinj se mosha e tyre në krahasim me ata që kishin marrëdhënie më të rrallë.

Por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që një qasje mekanike e marrëdhënieve seksuale do të funksionojë si një ndërrim i efektshëm i fytyrës, thekson studimi.

Në anën tjetër, Dr. David Weeks i vë theksin një tjetër studimi të rëndësishëm. Ai evidenton se jeta e kënaqshme dashurore, duke jetuar në harmoni me partnerin/en, çliron të njëjtët elementë që ndikojnë drejtpërdrejt në rininë e lëkurës me pasojë zgjatjen e viteve që njeriu duket ende i ri.

Dr. Weeks thotë se të qenit të dashuruar mes çifteve lë gjurmët e saj të bollshme kundër plakjes në fytyrën tonë, sidomos tek femrat. /noa.al