Grabitja në Athinë/ 20 vjeçarja u gjet e pajetë para foshnjës, autopsia nxjerr shkakun e vdekjes
Transmetuar më 12-05-2021, 16:29

Një 20-vjeçare mbeti e vrarë para fëmijës së saj 11-muajshe, gjatë një grabitje në shtëpinë e saj.

Ngjarja tronditëse ndodhi një ditë më parë, në periferi të Athinës.

Grabitësit i kishin vrarë më parë qenin dhe pasi u futën në banesë lidhën bashkëshortin e saj, në katin e dytë, dhe më pas gruan, të cilën e torturuan që të tregonte paratë dhe sendet me vlerë, dersa ajo vdiq.

Gruaja e re vdiq nga asfiksia, ka përcaktuar autopsia e ekipit të mjekëve.

Sipas raportit, grabitësit i futën copa rrobash në gojë viktimës duke i mbuluar hundët dhe buzët, ndërsa më pas e lidhën, gjë që bëri që ajo të mbytej.

Viktima, e cila kishte lindur në Greqi por kishte pasaportë britanike, po flinte me burrin dhe foshnjën e saj kur tre burra hynë në shtëpinë e tyre para agimit. Burri i saj, një pilot 33-vjeçar i aviacionit, gjithashtu e lidhën dhe e mbyllën në katin e dytë, por mbijetoi.

Autoritetet kanë dhanë një shpërblim prej 300,000 euro kush jep informacion për hajdutët./a.m/NOA.al