Macja humb të voglën e saj dhe tani nuk e heq këtë kukull nga gjiri – Video që thyen zemrat
Transmetuar më 12-05-2021, 13:05

Edhe nëse preferoni qentë më shumë se macet, kjo video vështirë se do t’ju ​​lërë pa u prekur.

Klipi prekës u postua në TikTok nga Isabel Gracez duke treguar se ajo u përpoq ta bënte macen e saj të ngushëllohet dhe të ndjehet më mirë.

Disa ditë më parë macja kishte lindur por fatkeqësisht vogëlushja e saj nuk mund të mbahej gjallë.

“Macja ime lindi një foshnjë, por foshnja vdiq. Ajo qëndroi zgjuar gjithë natën. Po qante dhe po kërkonte të voglën e saj. Prandaj vendosa të bëj një kukull", shkroi Isabel.

Video tregon se si ajo përdor një palë gërshërë, çarçafë dhe një laps duke u përpjekur të bëjë një "kotele" nga pëlhura për ta ngushëlluar macen e gjorë. "Mendova se nuk do të kishte rëndësi…" Fillimisht Isabel mendoi se macja nuk do ta përjetonte aq keq humbjen e koteles. Por kur pa qartë se ajo po vuante, vendosi të bëjë diçka.

Kur video u publikua, reagimet ishin të shumta. "Po qaj, do të marr një mace tani", komentoi një ndjekës.

"Po qaj gjithë ditën, jam i tronditur" dhe "Kjo është gjëja më e ëmbël që kam parë ndonjëherë" ishin disa nga komentet e tjera nga përdoruesit e TikTok. /noa.al

@isabel.gracez

I truly would do anything for her🥺💕 I didn’t expect for this to go so well.<3 #foryoupage #fyp #foryou #ShowMeYourWalk #neverfitin #cat #baby

♬ Build Me Up Buttercup – Lara Anderson