Transmetuar më 12-05-2021, 12:35

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor në rrugën “Don Bosko” të kryeqytetit.
“Më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në rrugën "Don Bosko", mjeti me drejtues shtetasin L. H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S 4 vjec, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./K.B/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





