Meta në ditën e infermierëve: Kanë bërë punë heroike duke rrezikuar edhe shëndetin
Transmetuar më 12-05-2021, 10:17

Sot është dita ndërkombëtare e infermierëve! Presidenti Ilir Meta jep mesazhin e tij falënderues ndaj punës së tyre.

Kjo ditë e shënuar në kalendar është në nder të kontributit të pandalshëm dhe të vyer te infermierëve në shoqëri.

Sot më shumë se kurrë, në kohët covidiane që po jetojmë, teksa infermierët qëndrojnë në vijën e parë në “luftën” me COVID-19 e çmojmë dhe e vlerësojmë edhe më shumë punën e tyre heroike.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë mesazhin e tij falënderues për punën e infermierëve të cilët gjatë pandemisë kanë punuar me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, duke rrezikuar edhe jetën.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shpreh mirënjohjen ndaj tyre për kujdesin dhe profesionalizmin e dëshmuar në vijën e parë të frontit kundër armikut të padukshëm.

Meta përmes postimit të tij ka bërë edhe një thirrje duke kërkuar, përmirësimin e kushteve të punës si trajtimin e duhur financiar për infermierët.

Presidenti e ka shoqëruar postimin e tij edhe me një foto kuptimplotë! /S.H /NOA.al