Transmetuar më 12-05-2021, 06:45

Fitër Bajrami, festa që vjen pas agjërimit 30 ditor të muajit të Madhërishëm të Ramazanit, do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi se programi fillon në orën 05:40 të ditës së enjte dhe mbaron në orën 06:20.

"Jeni të lutur të respektoni rigorozisht të gjitha masat anti COVID-19 sipas protokolleve në fuqi!", apelon KMSH.

PROGRAMI I FITËR BAJRAMIT

Data: 13.05.2021 Dita: E enjte Ora: 05:40-06:20

Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë

Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila

Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj

Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu

Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica

Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz

Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd