Transmetuar më 11-05-2021, 20:29

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur në Itali.
Sipas medieve vendase, një 22-vjeçar shqiptar ka vdekur gjatë aksidentit.
I riu po udhëtonte më një Alfa Romeo në rrugën Cassino-Formia, kur u aksidentua me një kamion.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe ambulancës, nuk ishte e mundur të bëhej asgjë për të riun shqiptar.
Drejtuesi i mjetit tjetër nuk ka pësuar dëmtime.
Gjithashtu identiteti i shqiptarit nuk është bërë ende publik./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





