Transmetuar më 11-05-2021, 13:45

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në minierën e kromit, në zonën e Martaneshit.

Alarmi se është shembur një galeri dhe zuri brenda minatorët vuri në alarm autoritetet.

Katër ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 12.30, në zonën e Martaneshit, ku shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç, duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Paraprakisht mësohet se tre minatorët janë nxjerrë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës.

Një nga minatorët  është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Kushtet e punës janë denoncuar vazhdimisht si të vështira për minatorët, ndërsa shpresohet që ngjarja të mos jetë tragjedia e radhës për ta.

/a.m/NOA.al