Transmetuar më 11-05-2021, 09:52

Janë vaksinuar kundër COVID rreth 20 mijë efektivë policie në vendin tonë.

Shifra është bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ajo tha gjithashtu se vaksinimi masiv në të gjithë vendi ka kaluar shifrën e 612 mijë në total.

Manastirliu u shpreh se qeveria është e vendosur të vijojë me ritme të shpejta për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.

“Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar. Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkruan ministrja.

/a.m/NOA.al