Yuri Kim: Mbetet ende për t’u bërë në reformën në drejtësi
Transmetuar më 10-05-2021, 15:54

Gjatë akitivitetit mbajtur në Tiranë në kuadër të Ditës Ndërkombetare të Drejtësië, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se institucionet po funksionojnë dhe se reforma në drejtësi po ecën përpara. Ndonëse vlerësoi se janë bërë shumë hapa përpara, znj. Kim tha se mbetet ende shumë për t’u bërë, ndërsa shprehu mbështetje ndaj titullarëve të institucioneve të reja të drejtësisë.

“Jam e lumtur të vë re që të gjitha isntitucionet e lindura si rezultat i zbatimit të reformës aktualisht po funksionojnë në një mënyrë kumtimplotë. Të gjithë e dininim se përparimi nuk do ishte i lehtë, po falë përpjekjeve tuaja reforma në drejtësi po lëviz përpara hap pas hapi. Institucionet janë duke funksionuar tashmë dhe po japin rezultate të prekshme për pupullin shqiptar. Publiku duhet të jetë përfituesi më i madh i të gjithë ju, institucionet e drejtësisë dhe ju që i shërbeni atyre. Drejtësia e sundimi i ligjit duhet t’i shërbejnë popullit. Si titullarë të institucioneve të drejtësisë keni nderin dhe detyrën ti shërbeni popullit shqiptar. Dua t’ju falënderoj për gjithë punën e palodhur.

Reforma në drejtësi ka bërë shumë përpara, por mbetet ende për tu bërë që shqipëria të vendoset në shtegun e pranimit në BE. Ka qënë një rrugë e vështirë e kemi patur biseda të vështira, por shpresoj që ta keni ditur se këto gjëra kanë ardhur nga një mik. Keni paguar një çmim të lartë dhe dëshiroj t’ju falënderoj për këtë.

Tani është koha të tregojmë se jeni të përkushtuar ndaj drejtësisë, jo interesave partiake apo individuale dhe se drejtësia shqiptare mund të japë drejtësi të drejtë dhe të paanshme.

Ne duam që ju të keni suskes, Shqipëria do që ju të keni sukses, ju mund të keni sukses.

Ndërsa ju dhe instituticonet  përmbushni misionin tuaj, shpresoj ta dini se SHBA do t’ju mbështesë në cdo hap. Do jemi me ju krah për krah deri sa drejtësia të bëhet realitet në Shqipëri. – u shpreh ambasadorja Yuri Kim./K.B/NOAal