Aksident tragjik në minierë ari, humbin jetën 15 punëtorë
Transmetuar më 10-05-2021, 09:20

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Afrikë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 15 njerëz kanë mbetur të vdekunë një minierë artizanale ari, pasi janë zënë poshtë nga dheu i cili ka rrëshqitur.

Mediat shkruajnë se  katastrofa ndodhi të shtunën në provincën e largët Siguiri, 800 km nga kryeqyteti Conakry.

Në mesin e viktimave kanë qenë edhe dy gra, ndërsa qeveria shprehet se për këtë rast kanë filluar hetimet.

Zona mban disa nga rezervat më të mëdha të arit të Afrikës Perëndimore./K.B/NOA.al