Çfarë ka ndodhur orët e fundit me raketën kineze
Transmetuar më 09-05-2021, 11:07

Mbetjet e raketës kineze janë shpërbërë në hapësirë mbi Oqeanin Indian, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Pjesa më e madhe e raketës u shkatërrua gjatë rihyrjes, por pjesë të saj ranë në kordinatat 72.47 ° në Lindje dhe 2.65 ° në Veri, njoftoi media shtetërore kineze.

Pika shtrihet në perëndim të Maldiveve. Faqet e gjurmimit të SHBA-së dhe Evropës kishin monitoruar rënien e pakontrolluar të Long March-5b.

Media shtetërore kineze tha se pjesë të raketës hynë përsëri në atmosferë të dielën në 10:24 me kohën e Pekinit (02:24 GMT).

Sidoqoftë, ekspertët e hapësirës kishin parashikuar që shanset që dikush të goditet nga një copë mbeturine e raketës hapësinore ishin shumë të vogla, qoftë për shkak të sipërfaqes së madhe ujore të Tokës, ashtu edhe për faktin se zona të mëdha toke janë të pabanuara. /k.k/noa.al/