Treni blu i njohur ndryshe, ‘Plavi Voz’, ka hyrë në histori pasi me të kanë udhëtuar figura të njohura botërore.
Ky tren u ndërtua për ish-udhëheqësin jugosllav, Josip Broz Tito, në vitin 1959, dhe u përdor ekskluzivisht për udhëtimet e tij diplomatike me figura politike dhe burrshtetas të huaj në të gjithë vendin dhe më gjerë.
Mediat britanike, i kanë dedikuar një artikull ku kanë publikuar imazhe nga brendësia e këtij treni, në të cilën priti mbretëreshën Elizabeth II dhe yllin e Hollywood, Elizabeth Taylor.
Lokomotiva u përdor nga më shumë se 60 burra shteti dhe udhëtoi me shumë se 400 mijë kilometra gjatë regjimit të Titos nga viti 1945 deri në 1980.
Ai gjithashtu shërbeu për të transportuar dhe arkivolin e Titos nga Ljubjana në Beograd në maj të vitit 1980.
Fotografitë kanë zbuluar kolltukët e ruajtura mirë dhe vagonët luksozë që dikur ishin vizituar nga udhëheqës dhe figura të shquara nga e gjithë bota.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd