Transmetuar më 08-05-2021, 18:20

Momente tensioni në “Selman Stërmasi”, pas golit të realizuar nga Hoxhallari në minutën 78-të. Drejtuesit e Kastriotit janë tërbuar pasi pretenduan se futbollistët e Tiranës nuk respektuan “Fair – Play”-n teksa një lojtar i krutanëve ndodhej i shtrirë në fushë.

Është dashur ndërhyrja e policisë që situatë të qetësohej. Kastrioti u tërhoq nga fusha për disa minuta, ndërkohë që ndeshja ka rifilluar. /S.H /NOA.al