Transmetuar më 07-05-2021, 10:24

Zbardhen emrat e plotë që do të jenë pjesë e Komsionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Raportohet se pak çaste më parë është emëruar dhe grupi i këtij komisioni që pritet të votohet sot në parlament. Siç u tha edhe dje, kryetar i këtij komisioni do të jetë deputeti socialist, Alket Hyseni.

Ndërkohë, nenkryetari i komisioni është dhe Myslim Murrizi, dhe pjesetare te tjere, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani. Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.

Kujtojmë se nisma për shkarkimin e Metës është firmosur nga 50 deputetë të PS, të cilët argumentojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutë para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.

Kryetar Alket Hyseni

Nenkryetar Myslym Murrizi Sekretar Klotilda Bushka

Anetar Vasilika Hysi Elena Xhina Spartak Braho Halil Jakimi Nikolin Staka Arlind carcani

Zevendesues Ermonela Felaj Xhemal Qefalia Eugen Bojaxhi

/K.B/NOA.al