E rëndë në Greqi: Vajza shqiptare denoncon babain për përdhunim
Transmetuar më 07-05-2021, 08:49

ATHINË, 7 MAJ 2021, NOA.AL – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një vajzë shqiptare akuzon babain e saj për përdhunim.

Bëhet fjalë për komunitetin Assos në Korint të Greqisë, ku ngjarja ka ndodhur në një familje shqiptare me 4 persona, prindër dhe dy fëmijë.

Sipas mediave greke 17-vjeçarja ka denoncuar në polici, se babai i saj kishte abuzuar me të që kur ishte 12 vjeçe.

E mitura i tregoi policisë se çfarë kishte ndodhur në vitet e fundit, ndërkohë menjëherë kanë shkuar në banesën e vajzës ku kanë arrestuar babain 45-vjeçar.

Ndërkohë vajza është dërguar për vizitë mjekësore në një spital në Athinë, ndërsa djali i vogël i familjes është marrë nga shërbimet sociale.

Kohët e fundit 45 vjecari ka qenë i papunë, ndërsa në familje ishte nëna e vetmja që punonte. Tanimë 45-vjeçari është arrestuar dhe po mbahet në Stacionin e Policisë Vrachati. /S.H /NOA.al