Transmetuar më 06-05-2021, 08:05

Në emisionin “Real Story”, ekspertët shëndetësorë të ftuar, u pyetën nëse duhet që shqiptarët të kenë frikë nga varianti indian i koronavirusit.

Mjeku Ilir Alimehmeti thekson se varianti indian i Covid është shqetësues, por jo mbizotërues. Brataj nënvizoi se OBSH s’flet për situatë alarmi.

Ilir Alimehmeti: Dy mutacione klasike që ka varianti indian, janë përshkruar. Edhe në Indi, 1 për qind ka dalë ai që e quajmë, variant indian. Quhet variant interesi, nuk është ende variant shqetësimi.

Një gjë të tillë e thotë OBSH. Varianti indian nuk është mbizotërues. Ndërsa, britaniku është qartësisht mbizotërues. /S.H /NOA.al