Transmetuar më 05-05-2021, 13:36

Si çdo vit tjetër, sot në Ditën e Dëshmorëve, nuk mund të mungonin as nostalgjikët e Enver Hoxhës

Ata sipas “rregullores” së tyre kanë zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, duek mbajtur në duar portrete  të ish-diktatorit Enver Hoxha, grushtin lart, si dhe parullat, ku shkruhej: “Lavdi shqiptarit të madh, Enver Hoxha”.

Nostalgjikët e regjimit diktatorial kanë vendosur kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve.

Në varrezat e Dëshmorëve zhvilluan edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kreu i PD, Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

/a.m/NOA.al