Transmetuar më 05-05-2021, 08:38

Presidenti i Republikës Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka uruar Ditën e Dëshmorëve.

Meta shpreh mirënjohjen dhe respektin për Dëshmorët e Atdheut të çdo epoke.

“Sot është dita e Qemal Stafës dhe e mijëra të rinjve dhe të rejave, që dhanë jetën për Lirinë e Shqipërisë. Lavdi e përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të paharruar të Atdheut, të çdo epoke”, shkruan Meta.

5 Maji shënon një datë të rëndësishme historike për shqiptarët, pasi përkujtohen Dëshmorët e Kombit.

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit janë të shumtë emrat e të gjitha kohërave që kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari. /S.H /NOA.al