Transmetuar më 04-05-2021, 18:27

Një burrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kthyer në një hero të vërtetë, pasi rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar një foshnjë nga mbytja.

Mediet e huaja shkruajnë se një aksident i frikshëm ndodhi në urën Route 90, në Ocean City.

Për pasojë një foshnjë 23 muajshe ra nga ura në ujë, dhe personi që e pa u hodh nga një lartësi prej 30 metrash për ta shpëtuar.

Thellësia ku ra e vogla ishte rreth 5 metra, dhe nëse do qëndronte më gjatë do të rezultonte fatale për jetën e saj.

Fëmija dhe burri u nxorën në breg nga një anije, dhe janë shëndoshë e mirë. Personi që e shpëtoi ka vendosur që të jetë anonim. /k.k/noa.al/