Transmetuar më 04-05-2021, 16:55

Një gur ndan kufirin mes dy shteteve, Belgjikës dhe Francës.

Por një fermer belg e ka hequr atë nga vendi ku qëndronte që prej vitit 1879, pa e ditur rëndësinë.

Mediet e huaja shkruajnë se fermeri ishte duke ecur në pyll me traktor dhe papritur hasi gurin si pengesë për të kaluar.

Pa u menduar ai e zhvendosi dhe më pas kaloi, ndërsa gurin e mori me vete.

“Ai e bëri Belgjikën më të madhe dhe Francën më të vogël, nuk është ide e mirë”, tha David Lavaux, kryetari i fshatit belg Erquelinnes.

Tani autoritetet kanë nisur përpjekjet për të kontaktuar me fermerin në mënyrë që t’ia marrin gurin për ta rivendosur sërish aty ku ishte. /k.k/noa.al/