
Një shqiptar ka përfunduar në prangat e karabinierëve të Venecias në Itali.
Bëhet fjalë për një 24-vjeçar, emri i të cilit për momentin nuk dihet, që prej disa ditësh ishte në vëzhgim nga autoritetet.
Ai kthehej vonë në banesë, duke mos respektuar as orën policore e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ditën e djeshme pasi e ndoqën shqiptarin gjatë gjithë ditës, policët vendosën që ta arrestonin, por ai tentoi të arratisej, shkruajnë mediet e huaja.
Ndjekja vazhdoi në rrugët e qytetit, derisa shqiptari u fut në një kantier dhe më pas u vu në pranga.
Gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi prej 70 gramë kokainë, gati për shitje. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





