Covid-19/ Katër të vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, më i riu në moshë 48-vjeç
Transmetuar më 04-05-2021, 15:21

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, ashtu si edhe një ditë më parë, kanë ndërruar katër persona jetë si pasojë e Covid-19.

Gjatë kësaj kohe kanë rezultuar pozitive 75 persona.

Ndërsa 546 qytetarë janë shëruar pas infektimit me Covid-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (48 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.711 raste nga 543.074 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.191 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.508.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Malishevë 4 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Pejë 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Gjilan, Graçanicë, Kaçanik, Shtime, Viti dhe Vushtrri./a.m/NOA.al