Transmetuar më 04-05-2021, 10:54

Gjykata e Lezhes la në burg katër të arrestuarit që akuzohen se dhunuan dhe kanosën me jetë shtetasin Ylli Kacoli. Ky i fundit dyshohet se  filmoi nje person qe deklaronte se kishte shitur për 200 mijë lekë katër vota në favor të PS.

Kushërijtë u lanë në qeli për një afat 60 ditë, deri në mbyllje të hetimeve.

Për dhunimin dhe kanosjen e 38-vjeçarit Ylli Kacoli, Policia ka vënë në pranga shtetasit Gëzim, Mirash, Donald dhe Jetmir Paplekaj.

Gëzim Paplekaj nga Lezha u shfaq më zë dhe figurë në media dhe rrjetet sociale, ku deklaronte se i ishin dhënë 20 mijë lekë të reja për 4 vota në favor të Partisë Socialiste.

Gjithashtu, ai deklaronte se janë shpërndarë para për Partinë Socialiste nga makinat e Policisë, ndërsa videoja, e cila u publikua në media u bë virale në rrjetet sociale.

Pas publikimit të kësaj videoje Gëzim Paplekaj, akuzohet nga policia se bashkë me tre të afërm të tij, më datë 29.04.2021 ora 12:00, në Torovicë të Lezhës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar, kanosur për jetën për të bërë deklarim të rremë, si dhe i kanë dëmtuar automjetin me targa “AA 218 JM”, shtetasit Ylli Kacoli, 38 vjeç banues në Kamzë, Tiranë, me arsim 8 klasë, për shkak të shpërndarjes në rrjete sociale të një videoje.

/a.m/NOA.al