VIDEO/ Kërcim romantik mes konkurentëve të “Përputhen”
Transmetuar më 03-05-2021, 20:16

Pas deklaratës së Sarës në "Përputhen" në Top Channel, edhe Geljani është shprehur me fjalë plot ndjenjë se është në program vetëm për të.

Ai tha se nuk ka ndjenja për asnjë në program dhe vetëm për Sarën, ndërsa kjo deklaratë e fortë u finalizua me një kërcim romantik nën tingujt e muzikës së Ed Sheeran.

“Nuk e shoh veten me asnjë tjetër nga vajzat. Ka qenë një ndër pëlqimet e mia.

Do ta shikojmë më vonë se si do të shkojë.

Takimi me Sindin ka qenë shumë i bukur por unë nuk kam ndjenja, me vajzat e tjera unë kam shumë respekt.

Kjo është deklarata ime”, tha Geljani.