VIDEO/ Komentatori në Kosovë bëhet hit për komentin pas golit
Transmetuar më 03-05-2021, 19:18

Një komentator futbolli në Kosovë, është bërë hit në rrjetet sociale, për shkak të komentit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai po komentonte një ndeshje futbolli në një nga garat në Kosovë.

Ka qenë një sulmues i Malishevës, i cili ka shënuar një gol dhe komentatori nuk është përmbajtur.

Komentatori e ka konsideruar sulmuesin djalë dukat dhe “Lewandowski i Malisheves”.

“Albion Rrahmani dyfishon epërsinë.

E thash në fundin e pjesës së parë është djalë dukat.

Dy me zero, qendërsulmuesi Albion Rrahmani – Lewandowski i Malishevës”, thotë me emocion komentatori.

Momentin mund ta gjeni më poshtë: