Vazhdon zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane të luftës në portin e Durrësit, si pjesë e NATOS-s.
Nuk është parë ndonjëherë prania e një artilerie kaq të rëndë, dhe me një prani të shumë forcave ushtarake, rreth 8 mijë, në vendin tonë.
Mjete të tjera të rënda lufte amerikane mbërritën sot në vendin tonë, në kuadër të stërvitjes, “Defender Europe 21”.
Lidhur me ardhjen e makinerive të luftës ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ka publikuar një video nga zbarkimi i tyre.
“Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër të NATO, Defender Europe 21”, – shprehet Peleshi.
“Defender Europe 21” është një stërvitje e organizuar nga ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë dhe parashikohet të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere.
Shqipëria do të jetë një nga 16 vendet që do të mirëpresin zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd