Transmetuar më 03-05-2021, 15:24

Analisti Fatos Lubonja ishte i fituar në rubrikën ‘’Pikat mbi i’’ të Ola Brukos në News24, ku së bashku me Artur Zhejin kanë analizuar situatën pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe pozicionet e Metës dhe Bashës.

Lubonja thotë se vëmendja kryesore nuk duhet të jetë tek Basha apo Meta, por tek mënyra se si u ble vota më 25 prill.

Sipas tij Meta është barriera e fundit e PS tashmë, dhe shkarkimi i tij i shërben vetëm stabilizimit të regjimit aktual. Por Fatos Lubonja e konsideron PS-në parti ekstremiste të djathtë, gati fashiste, ndërsa intelektualët që hiqen si të tillë dhe votuesit e saj, janë injorantë, sipas tij.

“Mua në fjalën që thatë përdorët një fjalë që s’jam dakord, vëmendja është përqëndruar tek kjo. Tek Ilir Meta dhe dorëheqja e Bashës. Ndërkohë që vëmendja ime dhe atyre që duan të jetojnë në demokraci është e përqëndruar e imja, dhe duhet të jetë e tyre tek fakti se si u bë kjo punë që të vidhet vota, blihet vota nëpërmjet bandave kriminale me bashkëpunim me Policinë, Prokurorinë, patronazhistët e një partie të madhe”.

“Po flas për veten time, Presidenti tha që fali zot se nuk dinë çbëjnë. Unë kam qenë koherent, se këta, ky është regjim që s’rrëzohet me votë të lirë. Do e gjejë mënyrën për të marrë votën. Këtu është vëmendja ime. Si i bëhet që një parti, që duhet të jetë parti e punëtorëve, klasës së mesme, Partia Socialdemokrate, kanë në krye të listave njerëzit më të pasur të Shqipërisë, dhe të lidhur me krimin. A mundet Shqipëria të sfidojë këtë.  Këtu është vëmendja ime”, tha Fatos Lubonja.

“Pajtohem me atë që thotë Meta, duhet të jetë vjedhja e votës vëmendja. Gjithë akuzat me radhë, por aty ku nuk funksionon drejtësia, them se nuk do të ndodhet, hajde merremi dhe për Metën e Bashën, se dhe ata kanë përgjegjësi”.

Analisti mori rastin e Elbasanit, ku thotë se është votuar nën terror.

“Unë e shoh këtë me shqetësim të madh. Përtej mëkateve që mund të ketë Meta, më shumë në të kaluarën se sa si President. Fakti që nuk ishte i mazhorancës, kthimi i ligjeve ka qenë i argumentuar ligjërisht”.

“E shoh me shqetësim sepse ikën dhe kjo barrierë e fundit demokracisë si ndarje pushtetesh. Kanë ngelur disa media që ende flasim. Të merresh me gjuhën e Metës, ndërkohë që ke bashkëpunuar me kriminelët. Ky që foli ka marrë mbi 20 mijë vota. E dimë Elbasanin, nuk e do një pjesë e mirë këtë. Si ka mundësi që Policia e Prokuroria, ndodhi 14 marsi, pastaj sërish, ka folur ky zotëria?”

“Sipas të dhënave që kam unë, nuk guxonte më në Elbasan sepse ishin terrorizuar. Para kësaj situate këta thonë kanë shkelur Kushtetutën. Po për këto shkelje ligjore që janë denoncuar në Prokurori. Ose nga ana tjetër kemi një kapje të pushtetit të pakapur. Dorëheqja e Presidentit, unë mendoj kështu që i shërben stabilizimit të regjimit, edhe më shumë .Regjimi kontrollon gjithçka, edhe Presidentit, drejtësinë, ekonominë, ka krimin e organizuar”.

“Kishte ca pengesa, por tani krimi ndjell krimin. Edhe pas Metës do të vijojë regjimi. Unë po i bie këmbanave të alarmit, Policia mund të bëhet edhe më aktive, mund të bëhet bashke me krimin nesër pasnesër, ky veprim nuk është aspak parimor. Kapen në anën formale, se mund të gjesh shkelje aty të Presidentit si figurë e unitetit, padyshim nuk ishte e unitetit. A ka unitet me kriminelët?

Fatos Lubonja thotë se të majtët janë injorantë.

“E shoh dy gjëra, e para këtë që a është teatër ky apo e vërtetë. Edhe vetë jeta nuk e dimë është teatër apo e vërtetë. I hedh zaret ai për të bërë teatër, dhe ndodh ngjarja. Kërcënon se do vrasë, pastaj ndodh vrasja”.

“Nuk jam i sigurt se është vetëm tërheqje vëmendje.E dyta që doja të komentoja, e dëgjoj shumë këtë populli voton majtas. Çfarë kuptojmë me këtë majtas? Sa ndahem tani nga një ish-socialist, që thotë jam i majtë e votoj për PS. E kam fjalën dhe për një pjesë intelektuale, e thonë që janë ende parti e majtë. Si qenka kjo që shqiptarët votojnë majtas, që paskan besim tek Enver Hoxha dhe nostalgjinë për komunizmin. Kjo parti është e oligarkëve, ekstrem i djathtë, fashiste ekonomiste. Ata të majtë që edhe duan Enver Hoxhën e të kaluarën, edhe këtë kapitalizëm kaq të egër sa nuk e gjen në asnjë vend të botës, i quaj oportunistë, jo të majtë”.

“Dallimi është këtu,këtu është fashizëm ekonomik. Kina nuk është e majtë, është fashizëm ekonomik, një parti dhe të pasurit që mbështesin këtë parti dhe lëvizin çdo lëvizje të majtë që duan revolucion. Këta që quhen të majtë, janë injorantë. Nuk kanë ideal socialist në kuptimin e barazisë, që të jenë sa më të barabartë. Kjo parti ka rritur pabarazinë në ekstrem. Barazinë e ka dhe Krishti, të barabartë para zotit, edhe demokracia kristiane në Itali ka pasur të majtë e të djathtë. Këta tani edhe thonë jemi socialistë, edhe votojnë për të pasurit që kanë rritur polarizimin”.

“Ky popull me gjithë mëkatet që ka, po të ishin zgjedhje të lira do të kishte një rezultat që edhe pse nuk premtonte një ndryshim se PD e LSI nuk e premtonin luftën ndaj sistemit oligarkik po do ishin në presion popullor se populli i dha një goditje këtij sistemi. Ky sistem thotë na votoi populli. Kjo paketa e  oligarkëve, mund të transferoj prap, por ne që nuk jemi pjesë do kishin shumë më tepër mundësi t’i thonin, ore ca bëni, na e premtuat këtë. Tani ti me këtë votë e ke legjitimuar”, tha Lubonja./a.m/NOA.al